Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër çift që i jep fund marrëdhënies, reperi Nelly dhe Shantel Jackson ndahen pas 6 vitesh së bashku!

Duket se artisti Nelly dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Shantel Jackson, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Reperi amerikan thuhet se është ndarë nga partnerja pas gjashtë vitesh që kanë qenë së bashku dhe kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale. Çifti, të cilët filluan lidhjen në vitin 2014, tashmë janë thjesht ‘miq’ sipas Jackson.

Aktorja konfirmoi se u nda nga ylli i “Just a Dream”, përmes një komenti të bërë në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo ndau disa fotografi nga tapeti i kuq dhe një ndjekës e pyeti nëse ata janë akoma bashkë. Përgjigjja e Shantel ishte:

Jo nuk jemi, jemi vetëm miq.

Ndërkohë ajo nuk preferoi të ndante informacione të tjera se kur u ndanë dhe as Nelly nuk ka folur për këtë çështje. Një vit më parë, gjatë një interviste televizive, Nelly tha se ata po shkonin drejt fejesës. Në atë kohë reperi u shpreh për partneren e tij se:

Ajo është e mrekullueshme. Është si një drogë. Ne kalojmë një kohë të mirë, e kuptojmë njëri-tjetrin. Kemi kaq shumë të përbashkëta.

Nelly nga ana tjetër shquhet për lidhjet e tij të dashurisë e po ashtu edhe për romancat e shkurtra. Në vitin 2017, reperi u padit nga një grua britanike që preferoi të mbetej anonime, për sulm seksual dhe ajo nuk ishte e vetmja.