Cornell Haynes Jr., i njohur në fushën e artit me emrin Nelly, është arrestuar ditën e shtunë në Washington, pas një telefonate nga një grua, e cila pretendonte se ishte përdhunuar nga ai.
Policia ka arrestuar Nelly në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, duke e dërguar në burg.
Ai është vënë nën hetim për përdhunim të gradës së dytë dhe është lënë i lirë pas disa orësh, pa asnjë akuzë, raporton avokati i tij, Scott Rosenblum.
Një burim ka thënë se një grua ka telefonuar policinë rreth orës 4 të mëngjesit të të shtunës për të raportuar një përdhunimin, i cili pretendohet se ka ndodhur në autobuzin e turneut të Nelly.