Celebrities Gossip Showbiz

Një unazë për Luizin? Kiara Tito na zbulon reagimin e gjyshes së saj!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarit e saj. Ditën e sotme ish-banorja ka postuar një video të reagimit të gjyshes së saj, kur shikon unazën me të cilën Luizi i propozoi për martesë. Përveç fjalëve të bukura dhe urimeve për një jetë të lumtur mes tyre, gjyshja e Kiarës ka treguar se tashmë duhet të zgjedhin edhe unazën për Luizin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Pak para daljes nga shtëpia, Luizi i propozoi Kiarës për martesë dhe ajo pranoi. Një ditë më pas Kiara ka postuar në Instagramin e saj një foto të dorës me unazën e propozimit dhe urimet ishin të shumta. Një prej komente dhe urimeve që mori vëmendje ishte ai i ish-banores së “BBV2”, Ermiona Lekbellos.