Fashion

Njihuni me meshkujt e veshur më mirë për muajin gusht!

Zbutja e kufizimeve të distancimit shoqëror në të gjithë botën vazhdon t’u japë burrave me stil mundësi të reja. Tani është e mundur të dukeni thjesht fantastik duke dalur nga makina juaj rrugës për në restorant, duke pozuar për shtyp në premierë filmi si në rastin e Ben Affleck apo duke shëtitur rrugëve të mbuluar me diell të Capri-t.

Ju dëshironi të visheni bukur dhe me stil por nuk dini si? Detaj i këtij muaji ishte nevoja për liri edhe në veshje. Duke u larguar nga veshjet bazike dhe duke nisur eksperimentim shumë të guximshëm, njihuni me meshkujt e veshur më mirë për muajin gusht dhe përfitoni ide nga ata.

1. Lil Huddy

Lil Huddy, emri i vërtetë i të cilit është Cole Chase Hudson është i famshëm për të qenë një nga njerëzit më me ndikim në TikTok me plot 32 milion ndjekës. 19-vjeçari, me këmishën e zezë të Louche, xhaketën e errët të Kurt Cobain, manikyrin e thonjve dhe gjerdanin e hollë me perla rrugëve të Los Angeles-it dukej thjesht mahnitës.

2. Tyler, The Creator

Përgjatë evolucioneve të tij të panumërta, Tyler, The Creator ka ruajtur preferencën e tij për “përplasjen” e ngjyrave dhe kapeleve. Megjithatë, ne jemi hutuar nga veshja e tij me pantallonat e shkurtra ‘camo’, manikyrin e gjelbër të kombinuar më xhupin dhe kapelen ngjyrë kafe. Padyshim që ky artist është një nga njerëzit më të paparashikueshëm në muzikë, por edhe në modë.

3. Mark Tuan

Për premierën e “Shang-Chi And The Legend Of The Ten Rings”, Mark Tuan, reperi i ri, këngëtari dhe anëtari i grupit të djemve GOT7 demonstroi kostumin e tij të lirshëm ngjyrë blu të hapur të Stella McCartney të kombinuar me një varëse delikate dhe një bluzë të bardhë të thurur poshtë xhaketës. Dhe për ta finalizuar me sukses këtë dukje, Tuan veshi një palë çizme të zeza me taka CELINE HOMME, duke përqafuar stilin e tij androgjen.

4. Jack Kilmer

“Sekuenca e kujtesës në një film për diçka të keqe që ndodhi në kohët viktoriane” nuk është një atmosferë për të cilën menduam se do të shkonim por, pasi pamë aktorin Jack Kilmer ta bënte këtë në premierën e VAL thjesht u befasuam nga stili i tij “ekstremisht” klasik.

5. Michael B Jordan

Këmisha me grep mund të duket si punim dore i një gjysheje të talentuar, ama sot është një trend. Kjo këmishë e Valentino-s parashikoi obsesionin tonë të thurjes me koleksionin e tij të shkëlqyer pranverë/verë. Michael B Jordan e kompleton veshjen me pantallona të ngushta ngjyrë kafë dhe një gjerdan argjendi të thjeshtë me zinxhirë, e me atletet e Air Jordan x Travis Scott.

6. Ben Affleck

Rregulli 20-vjeçar sugjeron që gjithçka nga muzika, filmi, dekori, arti deri në stil kthehet në modë. Për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, kjo vlen. Affleck po jeton momentin e tij më të mirë në marrëdhënien me J.Lo në stilin e tij klasik. Në një udhëtim të kohëve të fundit në Capri, aktori veshi një bluzë me jakë të ngushtë, një palë pantallona ‘chinos’ në një hije neutrale dhe atlete klasike të bardha. Efekti është i përjetshëm, ashtu si romanca e Bennifer.

7. Taika Waititi

Taika Waititi kaloi pjesën më të madhe të gushtit në lidhje me promovimin e publikimit global të Free Guy, filmi i ri i Ryan Reynolds, e cila në fakt ishte një lajm i shkëlqyeshëm për ne, sepse do të thoshte që aktori dhe regjisori nga Zelanda e Re të tregonte stilin e tij personal të veçantë. Ai i do setet që përputhen, kush mund ta harrojë kostumin e pantallonave të shkurtra me stil ananasi që kishte veshur në Comic-Con 2017? Ai u rikthye përsëri muajin e kaluar me një variant më serioz, kostum me vija, këpucë të sheshta ‘loafers’ me një orë prej ari për një krijim të stilit të viteve 80′.