Food & Drink Lifestyle

Nuk do ta besoni efektin që ka te lulet në shtëpi uji ku zieni vezët!

Kur i zieni vezët mos e derdhni ujin në të cilin i keni keni zier. Arsyeja pse po ju themi mos ta bëni këtë është sepse ju mund ta përdorni atë ujë për lulet. Ky ujë mund të përdoret dhe të jetë fitimprurës për bimët tuaja. Dihet se bimët e duan kalciumin dhe në ujin ku keni zier vezët ka shumë kalcium. Por pse është i rëndësishëm kalciumi tek bimët?

Kalciumi ndihmon që të ruhet vlera e mirë e pehashit në dhe. Dheu neutral, i cili ka vlerë pH midis 6,0 dhe 6,5 u ofron luleve ambient ideal për marrje të materialeve ushqyese të cilat janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim. Veç kësaj, kalciumi ndihmon bimën të jetë më e fortë.

Është me rëndësi që ujin në të cilin janë zier vezët ta ftohni derisa të marrë temperaturën e dhomës para se me të t’i ujisni lulet. Nuk është e vështirë të identifikoni mungesën e kalciumit te bimët. Shpesh shfaqen njolla të verdha, të gështenjta në fletë, ose fletët janë të rrethuara me skaje të gështenjta. Veç kësaj, lulja dhe fletët mbeten të vogla kur nuk kanë këtë mineral, ndërsa kalciumi i mjaftueshëm në dhe i bën bimët më pak të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtimeve.

Ndërkaq, shumë prej nesh janë mësuar ta shohin bukurinë e luleve si një element dekorimi për shkak të bukurisë së tyre, por këto lule të vogla të bukura mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të shtojnë një ngjyrë më tepër në pjatë! Një shumëllojshmëri e larmishme e luleve të ngrënshme është mjaft e sigurt për t’u konsumuar dhe u shton një aromë pjatave duke i pasuruar ato me shumë lëndë ushqyese. Shumë kuzhina janë të përziera me lule që jo vetëm lustrojnë menutë, por edhe e bëjnë vaktin magjepsës dhe të shëndetshëm. Njihuni me 3 lulet që mund t’i përfshini në dietën tuaj dhe t’i konsumoni gjithashtu.