Celebrities Gossip Showbiz

Nuk donte të divorcohej për hir të fëmijëve, detaje të reja nga ish-çifti Gisele Bundchen dhe Tom Brady!

Martesës 13-vjeçare të Gisele Bundchen dhe Tom Brady, i erdhi fundi. Lajmin e bënë të ditur vetë ata nëpërmjet disa postimeve në rrjetet e tyre sociale. Të dy ata thanë se kishin “mirënjohje” për kohën e kaluar së bashku dhe se vendimi ishte marrë “miqësisht”. Ndërkaq, thuhet se Brady nuk bëri përpjekje të mjaftueshme për të shpëtuar martesën e tij me Gisele, edhe pse ai nuk donte që martesa të përfundonte.

Përpara se dyshja të paraqisnin dhe të finalizonin divorcin, ylli i NFL ishte i gatshëm të bënte çfarëdolloj gjëje që duhej për të rregulluar gjërat. Burimet i thanë revistës se afër fundit të martesës së tyre 13-vjeçare, Brady donte t’i rregullonte gjërat sepse nuk donte që fëmijët të kishin prindër të divorcuar.

Qendërmbrojtësi thuhet se ishte i gatshëm të shkonte në terapi, këshillim për martesë apo të bënte çfarë duhej për t’i bërë gjërat të funksiononin, por Bündchen mendoi se ishte shumë vonë për këtë. Burimi pohoi se:

Ajo i dha atij shumë mundësi për t’i rregulluar gjërat, por ai nuk e bëri.

Megjithatë, menjëherë pasi Bündchen dyshohet se i dha atletit një ultimatum dhe kërcënoi se do t’i jepte fund martesës së tyre, Brady bëri zgjedhjen e gabuar. Që nga ndarja, atleti thotë se është i fokusuar në dy gjëra, kujdesin për familjen dhe fëmijët dhe së dyti, duke punuar për të fituar ndeshjet e futbollit.

Rikujtojmë se Brady dhe Bündchen u martuan në vitin 2009 dhe kanë bashkë dy fëmijë, djalin Benjamin Rein, 12 vjeç dhe vajzën 9-vjeçare Vivian Lake. Brady ka gjithashtu një djalë më të rritur, John Edward, 15 vjeç, me ish-partneren Bridget Moynahan. Gisele Bündchen është një nga super modelet më të famshme në botë.