Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e kemi parë kurrë kështu më parë, ja si do të duket Dafina Zeqiri në videoklipin e këngës së saj të re!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Së fundmi Dafina me anë të një postimi në Instastory ka zbuluar se po punon për projektin e ri muzikor. Edhe pse prej disa kohësh Dafina ka publikuar vetëm këngë dashurie që shprehin dhimbje dhe vuajte, kjo është marrë si arsye për shkak të ndarjes së saj nga ish i dashuri Dj Geek. Ama edhe pse tashmë Dafina ka treguar se është shumë e lumtur me partnerin e saj të ri, Kreshnik Gjergji, këngëtarja ka treguar se përsëri do të publikojë këngë të tilla dhe ky vit do të ketë ende projekte nga ajo.

Pak ditë më parë Dafina ka zbuluar një pjesë nga kënga e saj, e cila është bërë trend në Tik Tok e së fundi ka zbuluar edhe një ‘look’ nga videoklipi i saj. Gjithmonë Dafina ka eksperimentuar me flokët e saj në klipet e këngëve e po ashtu edhe këtë herë, ku duket me flokë të kuqe siç nuk e kemi parë kurrë më parë.

Së fundmi Dafina dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati kanë publikuar video në shoqërinë e njëra-tjetrës, ku duken dhe shumë të afërta duke habitur ndjekësit në Instagram. Mes postimeve artistet kanë realizuar edhe trende në TikTok me këngën e re të Dafinës në bashkëpunim me Mozzik, duke ngjallur kështu dyshime se Dafina dhe Ronela po paralajmërojnë një bashkëpunim muzikor.