Bota Celebrities

“Nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, ylli i “90 Day Fiance” e shqetësuar për familjen dhe miqtë në Ukrainë!

Ylli i famshëm televiziv, Yara Dufren, e cila është e njohur për ndjekësit e “90 Day Fiance”, ka lindur dhe është rritur në Ukrainë. Ajo ka qëndruar në kontakt me familjen dhe miqtë e saj në vendlindje, ndërsa po vazhdon të lutet për sigurinë e tyre mes pushtimit rus.

Dufren, 27-vjeçe, aktualisht jeton në Covington, Luiziana, ku ka marrë pjesë në protesta për të mbështetur vendin e saj të lindjes. Në një intervistë të fundit për “Fox News”, ajo tha se është e lumtur që të dashurit e saj janë të sigurt në këtë moment, por foli për rreziqet me të cilat po përballen ende pasi po vriten familje dhe fëmijë të pafajshëm.

Familja ime është mirë. Ata të gjithë janë në një zonë të sigurt tani. Ata kanë vetëm disa probleme të vogla me mungesën e ushqimit dhe për të marrë gjëra nga dyqanet. Jam mirënjohëse për sigurinë e tyre dhe shpresoj dhe lutem që edhe të tjerët të gjejnë një vend të sigurt.

https://www.instagram.com/p/Caa4IeZlmEl/

Menjëherë pasi nisi pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, Yara tha se miqtë e saj, shumë prej të cilëve që jetojnë në Kiev, u zgjuan nga shpërthimet e bombave.

Ata e patën shumë të vështirë. Unë kam ende një mik të ngushtë që mbetet në Kiev. Ata nuk jetojnë tani në kushte shumë komode, por janë të sigurt. Disa nga miqtë e mi janë aktualisht në një strehë për të pastrehët sepse nuk ka vende ku ata të qëndrojnë.

Gjatë javës së fundit, Yara ka marrë pjesë në protesta të shumta në New Orleans, për të cilat ajo shprehet:

Ne patëm një tubim të organizuar dhe paqësor në New Orleans. Shumë njerëz nga i gjithë shteti dhe madje edhe nga shtetet e tjera erdhën për të na mbështetur, gjë që ishte e mrekullueshme. Ne po përpiqemi të japim para për të mbështetur drejtpërdrejt popullin e Ukrainës që ka nevojë për ushqim dhe furnizime tani.

https://www.instagram.com/p/CajAMxYu5MS/