Celebrities Gossip Showbiz

Nuk kanë të ndalur tensionet mes Meghan Markle dhe Kate Middleton!

Ndërsa përvjetori i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II po afrohet këtë javë, ne po shohim prapa në një moment të sikletshëm mes Kate Middleton dhe Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it gjatë funeralit të monarkes së ndjerë. Gjatë funeralit historik të vitit të kaluar pati një atmosferë konfuzioni se ku duhej të uleshin të gjithë anëtarët e familjes mbretërore në kipolën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Gjatë shërbimit pati një moment të vështirë kur Princi William duhej të drejtonte familjen e tij se ku duhej të ecnin për t’u ulur, me Kate që u ul aksidentalisht shumë herët dhe bllokoi Meghan dhe Harry. Princi William i tha Kate të ndalonte, por ajo nuk ishte në dijeni të asaj që ai po i thoshte dhe vazhdoi të ecte nëpër rreshtin e sediljeve. Princi William më pas i vuri në dukje gruas së tij se ajo duhej të tërhiqej për të lënë Princin Harry dhe gruan e tij Meghan Markle të kalonin së pari.

Princesha Charlotte më pas zbriti për t’u ulur pranë xhaxhait të saj Princ Harry me të dy duke ndarë një moment të ëmbël ndërsa ajo rregulloi kapelën e saj përpara se të shikonte Harry-n. Harry pastaj ngriti sytë dhe i buzëqeshi princeshës shtatëvjeçare.

Një vit pas incidentit të vështirë të uljes, Meghan dhe Kate raportohet se kanë një tension që shkon shumë më thellë. Është raportuar gjithashtu se Kate është arsyeja pse Meghan nuk e vizitoi Balmoral pas çështjeve shëndetësore dhe vdekjes së Mbretëreshës.