Bota Celebrities

Pak muaj pasi u përfshi në një sërë skandalesh kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ndahet nga bashkëshorti!

Kryeministrja Sanna Marin, e cila e futi Finlandën në NATO, ka njoftuar së fundmi se po divorcohet nga bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen, me të cilin ishin në lidhje prej 19 vjetësh. Marin dhe Raikkonen, janë prindër të një vajze 5-vjeçe, Emma Amalia Marin. Dyshja kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020. Marin në llogaritë e saj në rrjetet sociale shkroi se:

Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur. Ne do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës. Ne dëshirojmë të respektoni privatësinë tonë. Nuk duam të komentojmë më shumë.

Rikujtojmë, se Sanna Marin humbi zgjedhjet muajin e kaluar dhe do të lërë postin e kryeministres së Finlandës, të cilën e futi në NATO gjatë mandatit të saj. 37-vjeçarja u përfshi në një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar. Në gusht, Sanna Marin u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta.

Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike. Por nuk mbeti me kaq. Sanna Marin, iu publikua një tjetër video ku ajo shihej duke kërcyer sensualisht me një modele finlandeze të quajtur Sabina Särkkä.