Celebrities Gossip Showbiz

Pas diagnostikimit me sindromën Ramsay-Hunt, Justin Bieber bën daljen e tij të parë publike!

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey janë kthyer përsëri në Shtetet e Bashkuara. Pas një largimi dy-javor në Bahamas pasi Bieber u diagnostikua me sindromën Ramsay-Hunt dhe u detyrua të shtynte pjesën e SHBA-ve të turneut të tij Botëror të “Justice”, çifti i martuar u fotografua duke u kthyer në Los Angeles të hënën.

Kantautori 28-vjeçar veshi një hoddie të bardhë me kapuç, pantallona të kuqe, një kapele bejsbolli dhe syze dielli ndërsa hipi në një karrocë golfi me Hailey, 25 vjeç, e cila kishte një xhaketë lëkure me jakë të zezë, një bluzë të bardhë dhe syze me flokët e saj. Një burim i afërt me çiftin u shpreh se:

Hailey ka qenë kaq mbështetëse për Justinin, ashtu si ai e mbështeti atë me problemet e saj shëndetësore. Ata janë të pathyeshëm.

Në fillim të këtij muaji, Bieber foli për diagnozën e tij dhe u tha fansave se sindroma ka shkaktuar paralizë të fytyrës në një video në Instagram.

Hej të gjithëve. Doja t’ju informoja për atë që po ndodh. Natyrisht, siç mund ta shihni me siguri nga fytyra ime, unë kam këtë sindromë të quajtur Ramsay Hunt dhe është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë. Siç e shihni, ky sy nuk mund të mbyllet. Unë nuk mund të buzëqesh me këtë anë të fytyrës sime, kjo vrimë e hundës nuk do të lëvizë, kështu që ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime.

Ai fillimisht shtyu dy koncerte në New York City përpara se të zhvendoste pjesën tjetër të takimeve të Amerikës së Veriut dhe iu drejtua fansave të cilët ishin “të frustruar” gjatë videos. Ai falënderoi fansat për mbështetjen e tyre dhe u zotua se po bënte gjithçka që mundej për të “përmirësuar”. Më pak se një javë pas postimit të videos, Bieber njoftoi se pjesa tjetër e datave të turneut të tij në botë në Amerikën e Veriut do të shtyheshin deri në njoftimin e mëtejshëm.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtarit të “Peaches”, pas një deklarate të bërë u tha se Bieber vazhdon të marrë kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm, është optimist për rikuperimin e tij dhe mezi pret të kthehet në rrugë dhe të performojë për fansat e tij jashtë shtetit më vonë këtë verë.