Celebrities Gossip Showbiz

Pas largimit të Drinit nga “BBV3”, ja kush zgjidhet lideri i ri i shtëpisë!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Ditën e sotme një e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “BBV3”. Ende pa kaluar një javë nga nisja e spektaklit Drini Zeqo ka lënë shtëpinë për shkak të një urgjence familjare. Për shkak se ishte lideri i shtëpisë, banorët kanë votuar përsëri, ku në këtë votim ishin pjesë edhe banorët e rinj. Me votim të hapur, Ilnisa zgjidhet lidere e re e shtëpisë.

Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Duke qenë se po flasim për ta, ju rikujtojmë se të shtunën u bënë pjesë 18 banorë të rinj, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë hyrë edhe 6 të tjerë.