Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes nga Shakira, Pique në një lidhje sekrete me studenten 23-vjeçare!

Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira. Në qershor u njoftua se artistja kolumbiane dhe futbollisti i Barcelonës, ishin ndarë pas 11 vitesh dhe këtë e njoftuan përmes një deklarate publike.

Por Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja i tij afatgjatë pasi “The Sun” raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”. Ndërsa ndarja e tij nga Shakira u zbulua vetëm në qershor, tabloidi britanik raporton se Gerard dhe Clara, e cila është 12 vjet më e re, janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’. Një burim i tha “The Sun”:

Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh. Njerëzit i kanë ndihmuar ata ta mbajnë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Clara-s në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotografitë e saj.

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira nuk ka kaluar pa u vënë re në mbarë botën pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe dyshja kanë dominuar titujt kryesorë të lajmeve që atëherë. Ndarja e tyre pas kaq shumë vitesh solli edhe pasoja në disa çështje, si ajo e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan.

Megjithatë, ata kanë arritur në një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për muajin gusht. Teksa të dyja ekipet ligjore janë duke përgatitur argumentet e tyre, Pique dhe Shakira janë ndarë pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të transferohen në Miami me të, ndërsa futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Barcelonë, ku kanë jetuar gjithë jetën e tyre deri më sot.