Celebrities Gossip Showbiz

Pas një pauze të shkurtër, Kida rikthehet me një surprizë të re!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Pas mbarimit të sezonit veror, Kida nuk ka publikuar deri më tani asnjë projekt muzikor ama pritjes duket se i erdhi fundi. Para pak ditësh Kida ka zbuluar titullin e këngës së saj të re, e cila do të jetë “Vaj Vaj” dhe ka postuar një pjesë të saj me një video Tik Tok. Ditën e sotme këngëtarja ka treguar se kënga e re do të publikohet të enjten dhe ka treguar një pjesë nga videoklipi i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto nga studioja e saj muzikore, ku përveç se ka treguar se po punon për këngën e re ka treguar edhe se është vendi ku ajo dëshiron të qëndrojë përgjithmonë.