Celebrities Gossip Showbiz

Pas përqafimit ‘historik’ mes saj dhe Hailey Bieber reagon Selena Gomez e cila na çuditi paksa me deklaratën e saj!

Hailey Bieber dhe Selena Gomez duket se kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një eventi në Los Angeles dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura. Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber.

Fotoja e tyre u komentua gjatë, por së fundmi këngëtarja Selena Gomez ka reaguar gjatë një interviste duke u shprehur se “nuk ishte diçka e madhe”. Gomez tha për “Vulture” ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+ , “My Mind and Me” se:

Nuk është asnjë gjë. Është e gjitha veç respekt.

Ndërkohë, pas fotove virale erdhi edhe reagimi i Justin Bieber. Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe. Kohët e fundit Hailey ka qenë shënjestër e shumë njerëzve të cilët shpesh e bëjnë fajtore për ndarjen e Selena-s nga Justin. Selena është shprehur se talljet janë të poshtra dhe neveritëse dhe u ka kërkuar njerëzve që të jenë të sjellshëm.

30-vjeçarja u rikujtoi fansave se fjalët kanë rëndësi dhe u shpreh falenderuese ndaj njerëzve që e dëgjuan. Në mënyrë indirekte, Selena adresoi urrejtjen që ka vërshuar ndaj Hailey-t që kur marrëdhënia e saj me Justin u bë publike. Rikujtojmë, se së fundmi Gomez, prezantoi trailerin e dokumentarit të saj të ardhshëm, “Selena Gomez: My Mind & Me”, ku ndër të tjera foli hapur për problemet me shëndetin mendor.

30-vjeçarja vendosi të ndajë me fansat në mbarë botën një vështrim të problemeve të shëndetit mendor. Traileri, i cili u publikua në YouTube, tregon faza të ndryshme të jetës së yllit, që nga pamjet e fëmijërisë, klipet nga performancat e deri te disa momente personale, si biseda për gjendjen e saj dhe momente nga spitali.