Celebrities Showbiz

Pas procedurës kirurgjikale që e la të shpërfytyruar, Linda Evangelista kërkon dëmshpërblim në vlerën…

Modelja Linda Evangelista ndau në mediat sociale para pak ditësh se nuk ndihet më rehat duke lënë shtëpinë e saj dhe pretendoi se ajo ishte shpërfytyruar nga një procedurë e ngrirjes së yndyrës. Ish-supermodelja kanadeze ka qenë një nga figurat më të mëdha nëpër pasarela dhe kopertinat e revistave të modës në vitet 1990.

Ajo tha nëpërmjet një postimi në Instagram se i ishte nënshtruar një procedure të njohur si “Zeltiq CoolSculpting” rreth 5 vjet më parë. Sipas Linda-s, ky trajtim nuk shkoi aspak siç duhej dhe e la supermodelen të shpërfytyruar. Ajo tha se pësoi një efekt anësor të rrallë të quajtur hiperplazi paradoksale dhjamore (PAH) pas procedurave, që shkakton ënjtje në zonat që trajtohen.

Së fundmi mësohet se modelja nuk e ka lënë me kaq, por ka ngritur një padi në gjykatën federale të New York-ut kundër kompanisë që kreu procedurën, duke e akuzuar atë për neglizhencë, reklamim mashtrues, si dhe ngriti pretendimin se kompania dështoi në paralajmërimin për efektet anësore të mundshme.

Padia thotë se Evangelista iu nënshtrua procedurave të shumta midis viteve 2015 dhe 2016 për të zvogëluar yndyrën në kofshë, bark, shpinë, krahë dhe mjekër. Kirurgjia korrigjuese nuk kishte funksionuar për të rregulluar efektet anësore të PAH. Tani modelja kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për të ardhurat e humbura dhe shqetësimet emocionale, duke thënë se tani ka mbetur e papunë dhe nuk ka fituar asgjë nga modelingu që nga viti 2016.