Gossip Showbiz

Pas sulmit të bujshëm, qentë e Lady Gaga-s gjenden të sigurt!

Ditën e djeshme u njoftua se kujdestari i dy qenve të këngëtares së famshme Lady Gaga, Ryan Fischer ishtë qëlluar nga disa hajdutë dhe qentë e saj u rrëmbyen. Por dy bulldogët francezë janë gjetur të sigurt dhe janë dorëzuar në polici.

Kujdestari i qenve, Ryan Fischer, u qëllua me armë nga dy burra që rrëmbyen qentë në Hollywood, Los Angeles. Detajet sesi u gjetën qentë janë të paqarta. “Associated Press” tha se një grua i kishte sjellë në Stacionin Policor të Komunitetit Olimpik në Los Angeles dhe përfaqësuesit e këngëtares kishin konfirmuar se ishin të sajat.

Rikujtojmë, se Lady Gaga kishte ofruar 500,000 dollarë shpërblim për kthimin e tyre të sigurt. Aktualisht diva e muzikës pop ndodhet në Romë duke punuar për filmin e saj më të ri.