Celebrities Fashion

Pasarela e pazakontë e Chanel, Casiraghi shfaqet mbi kalë dhe kjo jo pa një arsye!

E veshur me një xhaketë Chanel me tegela dhe një helmetë të zezë, modelja e njohur Casiraghi u shfaq mbi kalë, duke ecur në pasarelë shoqëruar nga një performancë live nga muzikanti Sébastien Tellier. Casiraghi, e cila është gjithashtu mbesa e ikonës së Hollivudit, Grace Kelly, u zbulua si ambasadore e markës Chanel në vitin 2020, pasi kishte modeluar më parë për Gucci dhe Saint Laurent.

Nëna e saj, Princesha Caroline e Hanoverit, ishte një shoqe e ngushtë e drejtorit kreativ të Chanel, Karl Lagerfeld. Në një video promovuese të prodhuar përpara shfaqjes, Casiraghi tha se përdorimi i kuajve ishte në përputhje me historinë e Chanel dhe themeluesit të saj.

Seti mbresëlënës i këtij eventi, i cili ishte i mbushur me objekte gjeometrike dhe paraqiste atë që Chanel i quajti “kurbat e kuajve”, u projektua nga artisti francez Xavier Veilhan. Në videon promovuese të Chanel, Veilhan tha se ai dhe drejtoresha krijuese Virginie Viard donin që modelet dhe rrobat të “kontrastoheshin me bukurinë e kalorësit dhe kalit”.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se ambasadorja e markës shumë të njohur Chanel, Margaret Qualley, është gjithashtu ylli i serialit “Maid”, mjaft i shikuar në Netflix. Imagjinata dhe kreativiteti i saj dhe kompanisë shkon përtej çdo gjëje. Margaret ka pozuar në breg të detit komplet nudo dhe mbante vetëm 5 çanta të shtëpisë së modës në vend të rrobave. Njërën prej tyre e mbante me dhëmbë.

Duke i vëzhguar u zbulua se çantat përfshinin dy versione të argjendta të klasikes së Chanel-it të cilat kushtojnë 8500 dollarë, një çantë të vogël rozë e cila mban vlerën 4600 dollarë si dhe një çantë të vogël ngjyrë të kaltër e një dizajni metalik. Postimi i aktores bëri bujë të madhe, por ajo ka patur mbështetjen e të gjithëve, njerëzve të famshëm, familjes së saj dhe madje atë të fansave e ndjekësve.

Sigurisht që nuk kanë munguar dhe komentet të cilat mbanin humor brenda tyre, duke vënë gjithashtu në lojë mijëra dollarët e shpenzuar.

Ajo nuk mund të përballojë rroba sepse i shpenzoi të gjitha paratë e saj në çantat Chanel.