Fashion Health & Beauty

Për ato që nuk kanë frikë nga moda, ju tregojmë se si të kombinoni ngjyrën rozë!

Temperaturat po rriten çdo ditë e më shumë dhe zgjedhjet tona për veshje, nisin e limitohen. Këshilla më e mirë kur vjen puna për modë? Blini rroba të reja dhe dashuroni sërish ato “të dala jashtë mode”. Gjej mënyra të reja për të stiluar veshjet tuaja apo të riparoni ato që aktualisht keni.

Nga roza e butë, pastel e më pas te roza joshëse që, në kombinim me të zezën, Marilyn Monroe e përjetësoi në filmin “Men Prefer Blondes” dhe vulosi stilin e “pavdekshëm”:

Ndërsa këtë sezon ngjyra rozë është më në modë se kurrë dhe ja disa ide si mund t’a kombinoni:

Rozë dhe e bardhë, një kombinim që nuk do të të zhgënjejë kurrë!

Roza ‘amarante’

Për të “thyer” pak dominimin e një ngjyre, kombinojeni me një çantë kashte.

Rozë salmon? Vetëm për dasma!

 Rozë koralesh? Nuancë standarde për një fytyrë të nxirë gjatë verës!

Një “kombinim i parezistueshëm ” – e kuqe dhe rozë, për ato që nuk kanë frikë nga moda!

Rikujtojmë, se printi i luleve në veshjet tuaja ka qenë gjithmonë në trend muajt e ngrohtë të verës. Por mesa duket së fundmi një trend i ri ka dalur në modë dhe ai është printi i frutave. Me këtë stil ju do të jepni ‘goditjen’ e duhur.

Ndërkaq, kombinimi i çorapeve dhe sandaleve është përsëri në trend, gjykuar kjo nga postimet në rrjetet sociale, por edhe koleksionet e reja të markave kryesore të modës. Edhe pse ky kombinim shpesh konsiderohej i papëlqyeshëm, shumë marka të modës vendosën ta promovojnë atë përsëri.