Fashion

Për këto ditë ju duhen këto 5 xhaketa praktike!

Koha po ngrohet, ditët po zgjaten dhe dalëngadalë po largohemi gjithnjë e më shumë nga kombinimi uniforme pallto+streçe. Kjo do të thotë që është koha të nxirrni xhaketat e pranverës ose të zgjidhni cila është e preferuara juaj për të bërë më pas blerjen e duhur.

Janë gjithsej 5 trende që këtë pranverë-verë do t’i shihni kudo.

Palltot e holla

Koha e tyre është pikërisht tani! Janë të trasha aq sa duhet dhe përshtaten lehtë me çdo veshje.

Xhaketat me rrip në mes

Janë në modë më shumë se kurrë. Ju bëjnë të dukeni të veshura shtrenjtë.

Xhupat e fryrë

Kushti i trend-it pranveror është të jenë me ngjyra.

Xhaketat e shkurtra

Një nga modelet më të famshme që do të shihni në Instagram gjatë ditëve në vijim.

Xhaketa e lëkurës

Nuk është nevoja të flasim për këtë xhaketë.