Film & Tv

Për të gjithë fansat e “Sex Life”, “Netflix” konfirmon sezonin e dytë të serialit!

Platforma gjigante e transmetimit “Netflix”, ka paralajmëruar se së shpejti seriali “Sex Life” tashmë do të rikthehet për një sezon të dytë. Gjithashtu do të ketë edhe një kthim të aktorëve kryesorë si Sarah Shahi, Mike Vogel, Adam Demos dhe Margaret Odette. Producentja e serialit, Stacy Rukeyeser është shprehur se:

“Sex Life” është një ëndërr e realizuar. Të krijosh një shfaqje të tillë që ka tërhequr kaq shumë miliona shikues është jo vetëm jashtëzakonisht argëtuese, por edhe e mahnitshme. Kur mendoj për të gjitha gratë nga e gjithë bota që kanë arritur të thonë se shfaqja u flet atyre në një mënyrë thellësisht personale, jam shumë e frymëzuar. Jam e emocionuar dhe mirënjohëse për mundësinë që mu dha që të vazhdoj ta tregoj këtë histori për Billie dhe për të gjithë ne.

Seriali, i frymëzuar nga “44 Chapters About 4 Men” nga B.B. Easton, përqendrohet në një trekëndësh dashurie midis një gruaje, burrit të saj dhe të kaluarës së saj. Ky serial u ndoq nga plot 67 milionë familje në katër javët e tij të para të transmetimit të tij, gjë që e bën atë serialin e katërt më të ndjekur televiziv në historinë e “Netflix”.

Seriali u realizua nga Jordan Hawley, që ka krijuar dhe “Smallville”, “UnREAL”, “A Million Little Things dhe nga producenti J.Miles Dale që ka prodhuar gjithashtu “Shape of Water”, “The Strain” dhe “The Vow”.