Arnold Schwarzenegger ka ndarë një përbërës kyç të dietës që mund të ndihmojë në rikuperimin e muskujve përpara një stërvitjeje dhe ato janë qershitë. Ylli i “Terminator” citoi kërkime që vërtetojnë se fruti është i dobishëm për të ndihmuar nga dëmtimi i muskujve, dhimbja dhe inflamacioni. “Një rishikim i kohëve të fundit zbuloi se qershitë mund t’ju ndihmojnë ta merrni veten më shpejt nga stërvitjet tuaja më të vështira.”-tha aktori.
Përveç forcës së muskulit, ai tha se qershitë mund të kenë një ndikim pozitiv në presionin e gjakut, lodhjen mendore dhe rraskapitjen. “Shkencëtarët shqyrtuan 14 studime dhe zbuluan se lëngu i qershisë përmirëson rikuperimin e forcës së muskujve. dhimbjen e muskujve dhe ndihmon me dëmtimin dhe inflamacionin e muskujve. Ekzistojnë gjithashtu prova që mund të zvogëlojnë lodhjen mendore, rraskapitjen dhe presionin e gjakut.”-vijoi aktori.
Hulumtimet sugjerojnë se për të marrë lëndët ushqyese që muskujt tuaj kanë nevojë, duhet të hani afërsisht 100 qershi. Rikujtojmë, se ylli hollivudian ka zbuluar së fundmi se ka vendosur një stimulues kardiak, pasi më parë ka kryer tre operacione në zemër.
Më duhet t’ju them se unë problemet e mia shëndetësore i kam mbajtur private, por kam marrë shumë mesazhe dhe emaile nga njerëz që kanë lindur me një valvul aortale bicuspid, si unë, duke më thënë se duke folur për operacionet e mia të zëvendësimit të valvulave u kam dhënë guxim dhe shpresë për t’u përballur me të tyret. Para së gjithash, dua që ju të dini se po ia kaloj mirë. Unë u operova dhe të premten isha në një ngjarje të madhe mjedisore me shoqen dhe kolegen time të fitnesit, Jane Fonda. Meqë ra fjala, kur flasim që ushtrimet janë pilula e vetme magjike për të ndaluar plakjen, shikoni Jane. Ajo është 10 vjet më e madhe se unë, bën 87 këtë vit. Askush nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se e nisa javën me operacion. Dua të falënderoj të gjithë ekipin tim në Klinikën e Cleveland. Të gjithë mjekët dhe infermierët u kujdesën për mua dhe e bënë operacionin sa me më pak dhimbje.