Celebrities Magazine Showbiz

Performon me një fustan të tejdukshëm, Rita Ora shfaqet bombastike teksa promovon këngën e saj të re!

Rita Ora ka mahnitur fansat teksa ka veshur një fustan latex tërësisht të tejdukshëm për të treguar format e saj. Këngëtarja e “Hot Right Now” publikoi këngën e saj më të fundit javën e kaluar, një këngë dashurie kushtuar bashkëshortit të saj Taika Waititi. 32 vjeçarja doli në skenë mbrëmë për të performuar këngën e saj të re “You Only Love Me” në klubin e natës “Heaven” në Londër.

Këngëtarja mahniti fansat teksa u shfaq me një fustan shumë të ngushtë dhe tërësisht të tejdukshëm latex. Rita tregoi gjoksin e saj dhe belin e tonifikuar me fustanin e gjatë teksa performonte hitet në skenë. Ajo ruajti modestinë e saj me një palë të brendshme në ngjyrë nudo dhe dy yje mbi thithkat e saj.

Rita i la kaçurrelat e saj natyrale të lëshuara, ndërsa zgjodhi një make-up të thjeshtë gjatë performancës së saj. Këngëtarja mahniti fansat teksa doli në skenë për të performuar hitin e saj më të ri, ndërsa gjatë spektaklit u mbulua me konfeti. Ajo dukej se po emocionohej teksa u përshëndet në skenë nga ata që ishin prezent, të cilët i dhuruan lule.

Ajo zbuloi në fillim të këtij muaji se viti 2023 do të ishte viti kur ajo publikoi muzikë të re, duke shpërndarë një video të saj dhe të bashkëshortit Taika Waititi. Fansat u tërbuan për videon e saj muzikore dhe thanë se kishin pritur vite për rikthimin e saj në tregun muzikor. Kjo do të jetë një epokë e re pë Ritën, por ajo është përfshirë së fundmi në një ngjarje të çuditshme. Ndër të tjera, Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me të dashurin e saj Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ditë të veçantë për të.