Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Përlotet Rudina Dembacaj, aktorja rrëfen detajet e dasmës, deri tek mungesa e babait gjatë kësaj dite të veçantë!

“Pardon My French” rikthehet në këtë sezon të dytë me Jonidën dhe Kevin me një episod shumë dinamik dhe një të ftuar speciale. Bëhet fjalë për Rudina Dembacaj, e cila dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj. Lidhur me këtë event kaq të rëndësishëm, Rudina u shpreh si më poshtë.

Dasma ishte një festë shumë  e bukur. Nuk kam patur asnjë stres gjatë përgatitjeve… E vetmja gjë që më impenjoi pak më shumë ishte se si do i vija tavolinat, por edhe ajo kaloi shumë shpejt…  Doja t’i respektoja të gjithë dhe besoj se ia kam dalë shumë mirë.

Por cili ishte momenti më i bukur i kësaj feste kaq të mrekullueshme?! Përgjigjen jua jep vetë Rudina.

E gjithë festa ishte e bukur, por sigurisht unë veçoj kurorën para kishës, e vlerësoj shumë sepse ka qenë një vendim i marrë gradualisht dhe ka ardhur shumë spontan. Kjo gjë më është kërkuar nga Marku dhe të them të drejtën e dashurova si ide. Ne jemi të dy besimtarë katolikë, edhe ajo gjë më ka emocionuar shumë. Nga ana tjetër ishte Viktoria që më shoqëronte për në altar, pavarësisht se e ndjeja jashtëzakonisht shumë mungesën e babit, ishtë shumë  e veçantë edhe të dilje më vajzën.

Gjatë intervistës, Rudina u përlot teksa shpjegoi veshjen e saj aq tradicionale sa edhe moderne gjatë kësaj dite të veçantë. Momenti më prekës ishte teksa flet për të atin.

I gjithë fustani nga fillimi deri në fund është dizenjuar nga motra ime, brezi origjinal i xhubletës u punua me shumë mjeshtëri nga Edlira e cila merret me veshje popullore. Pafta e brezit është rreth 200 gram argjend madje e personalizuar me inicialet e mia R. D.

Kjo vjen nga tradita e gjyshes, e cila para se të ndërronte jetë brezin e saj të xhubletës e ka ndarë në pjesë dhe na e ka dhënë mbesave. Ne nuk u bashkuam dot se disa nga kushërirat tona janë jashtë dhe krijuam një brez të ri, ama origjinal si i gjyshes.

Duke qenë se jam shumë fanatike e zakoneve tona malësore, por ama nga ana tjetër jam dhe romantike, nuk dilja dot vetëm me xhubletë kokë e këmbë. Motra ime mendoi këtë zgjidhje që them se ishte ideale, më ka bërë të ndihem shumë krenare.  Kisha një copëzë edhe nga babai edhe nga gjyshja për të shkuar në altar të cilin e kam patur gjithmonë të shenjtë. E njëjta gjë edhe me fustanin e Viktorias doja që ne të ishim identike, ajo kishte një brez më të vogël.