Celebrities Gossip Showbiz

Përsëritet historia e Britney Spears, aktorja e njohur kërkon heqjen e kujdestarisë!

Ajo ka qenë aktorja më e famshme e adoshenteve të 10-vjeçarit të parë të viteve ’00 por varësia ndaj substancave narkotike i shkatërroi karrierën. Së fundmi, aktorja e njohur, Amanda Bynes ka kërkuar t’i japë fund kujdestarisë gati 9-vjeçare, e cila u dha prindërve të saj Lynn dhe Rick Bynes.

Artistja paraqiti një dokument në Gjykatën e Lartë të Qarkut Ventura të Kalifornisë për t’i dhënë fund kujdestarisë. Seanca dëgjimore është caktuar më 22 mars. Avokati i saj David A. Esquibias tregoi për ‘People’ se:

Amanda dëshiron të ndërpresë kujdestarinë. Ajo beson se gjendja e saj është përmirësuar dhe mbrojtja e gjykatës nuk është më e nevojshme.

Bynes u vendos për herë të parë nën kujdestarinë e prindërve të saj në gusht të vitit 2013, pas arrestimeve të shumta dhe abuzimit me substancat. Në vitin 2018, aktorja rrëfeu për revistën ‘Paper’ se kishte qenë esëll për katër vjet dhe falënderoi prindërit e saj që e ndihmuan atë të kthehej në rrugën e duhur.

Peticioni i yllit të ‘Amanda Show’ vjen pas ‘luftës’ së Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj, i cili u ndërpre nga një gjykatës në Kaliforni nëntorin e kaluar. Vitet e fundit, aktorja e “She’s the Man” ka ndarë publikisht më shumë për jetën e saj. Në një intervistë të kohëve të fundit ylli diskutoi për karrierën e saj akademike në Institutin e Modës së Merchandising në Los Angeles, ku u diplomua në vitin 2019. Ajo gjithashtu zbuloi se shpresonte të dizajnonte linjën e saj të modës dhe t’i kthehej aktrimit.

Sjellim në vëmendje se tek filmi i vitit 2006 “She’s The Man” Amanda ra në depresion gati 6 muaj pasi nuk e shihte dot veten e saj në rolin e një mashkulli. Në këtë film Amanda luan rolin e një vajze e cila vishet si një djalë për të hyrë në shkollën e futbollit. Në filma të tjera si “Hairspray” (2010), “what A Girl Wants” (2010), “Hall Pass” (2010), dhe “Easy A” po në të njejtin vit, ajo ka marrë qetësues të fortë dhe droga të tjera pasi i dukej vetja shumë e shëndoshë në film. Këto pasiguri vetëm u shtuan duke e bërë aktoren krejtësisht të varur nga substancat narkotike, depresioni, kriza mendore si edhe krime të shkallës së parë si vjedhja apo shantazhet.