Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty

Po dëmtoni shëndetin! Ja çfarë ndodh me ju nëse qëndroni me partnerin e gabuar!

Trupi ynë na dërgon vazhdimisht sinjale për të na bërë të kuptojmë se diçka nuk shkon, po na takon neve t’i kuptojmë dhe dëshifrojmë ato. Trupi ynë përpiqet të komunikojë me ne edhe kur përjetojmë situata destabilizuese emocionale. Për shembull, në rastin në të cilin ne qëndrojmë besnik ndaj një angazhimi sentimental edhe nëse marrëdhënia nuk na bën të lumtur.

Kur vendosim të jemi pranë dikujt, edhe duke e ditur që ai person nuk është i përshtatshëm për ne, ne e bëjmë atë për arsye të ndryshme: e para është dashuria dhe herë të tjera ne e bëjmë atë për fëmijët, në mënyrë që të mos jemi vetëm, për idenë e familjes.

Pavarësisht se sa përpjekje dhe sa lot do t’ju kushtojë, ai është vendimi juaj. Fatkeqësisht ky vendim do t’ju kushtojë shtrenjtë: Nuk do të jeni më kurrë i njëjti! Koha “e humbur” me një person të gabuar parandalon personin e duhur të na gjejë dhe të përmbushë një ëndërr dashurie dhe në të njëjtën mënyrë pengon lumturinë tuaj.

Një person i gabuar është thjesht një person me të cilin nuk ndiheni të vlerësuar dhe të lumtur, është personi që ka një karakter ose një mënyrë të vepruari që na bën të ndjehemi të prekshëm dhe të pakënaqur, është personi që nuk nxjerr versionin më të mirë të vetvetes dhe dëmton vetëvlerësimin tonë.

Nëse angazhohemi për të qenë pranë një personi, i cili për një larmi arsyesh nuk na bën të ndihemi mirë, herët a vonë kjo do të sjellë pasoja në trupin tonë.

Por, ja se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse jeni në një marrëdhënie të pakënaqur.

Nëse jetoni në një marrëdhënie romantike që nuk ju bën të kënaqur dhe të lumtur, trupi juaj do të pësojë këto ndryshime. Mundohuni t’i kushtoni vëmendje dhe të merrni sinjalet që trupi juaj po përpiqet t’ju dërgojë.

1.Do të buzëqeshni gjithnjë e më pak!

Kur të jeni vetëm dhe të mendoni për familjen, miqtë, ngjarjet në jetën tuaj ndoshta do të mendoni për diçka që do t’ju bëjë të buzëqeshni, që do të zgjojë kujtime qesharake dhe në mes të asaj buzëqeshjeje, mendoni për partnerin tuaj dhe vini re trupin tuaj. Nëse buzëqeshja zhduket është sepse ai nuk përshtatet me botën tënde dhe nuk do të jetë kurrë personi që dëshironi.

2.Do të keni më pak vetëvlerësim!

Vetëvlerësimi është një ndjenjë që keni ndaj vetes, sa më e lartë të jetë, aq më shumë e vlerësoni dhe e doni personin që jeni. Nëse jeni me një person të gabuar, vetëvlerësimi juaj do të priret të jetë i ulët. Ky detyrim dhe kokëfortësi për të qëndruar në një marrëdhënie të pakënaqur me kalimin e kohës do t’ju shkatërrojë, duke ju ndaluar të ndiheni mirë me veten.

3.Do të ndiheni gjithnjë e më të rraskapitur emocionalisht!

Trupi juaj mund t’ju bëjë të ndiheni sikur nuk mund ta duroni më dhe t’iu shtojë dëshirën për të lënë gjithçka pas. Kjo është ajo që ndodh kur ju shteroheni fizikisht dhe mendërisht dhe kur ju mbaron energjia.

4.Do të keni mendime negative!

Në mënyrë të pashmangshme, një situatë sentimentale që na bën të palumtur tendos optimizmin tonë. Mund të ndodhë të bëjmë pyetje dhe të mos i duam përgjigjet që sugjeron intuita jonë, për shembull: a do të ndryshojë? Ndonjëherë përgjigjja që sugjeron mendja është jo, por megjithatë nuk merren vendime drastike. Para se të bëni ndonjë gjë, përpiqeni të sabotoni veten dhe ta bindni se keni arsye të besoni të kundërtën. Kur kjo të ndodhë, duhet të kuptoni se trupi juaj po përpiqet të flasë me ju. Kur keni personin e duhur pranë, trupi juaj nuk përpiqet t’ju bindë për asgjë dhe nuk lindin dyshime të caktuara.

5.Do të neglizhoni veten!

Është shumë e rëndësishme të mbash një marrëdhënie me veten edhe kur je në një lidhje. Ne nuk mund të harrojmë se kush jemi dhe të ndryshojmë, nuk mund ta bëjmë në asnjë rrethanë, veçanërisht nuk mund ta bëjmë atë për të përmbushur nevojat e një marrëdhënieje. Nëse i vendosni nevojat e tyre para tuajave, kjo është një shenjë e qartë se jeni me një person të gabuar. Nëse jeni pranë personit të duhur nuk do ta ndjeni këtë nevojë, do të vazhdoni ta doni dhe vlerësoni veten.