Auto & Moto Lifestyle

Shitet Porsche i rrallë 550 Spyder për këtë çmim!

Në vitin 2020, një Porsche 550 Spyder e vitit 1955, dikur në pronësi të djalit të Picasso-s, bëri bujë kur u listua për shitje. Një version i ngjashëm sapo u shit për 4,185,000 dollarë në Amelia Island. Sipas medieve të huaja, makina u ofrua në një ankand të Bonhams më 3 mars në Klubin e Golfit Fernandina Beach në Florida.

Ndoshta një nga modelet më të rëndësishme të Porsches të prodhuara ndonjëherë, 550 Spyder ishte makina e parë garash e markës, që debutoi në vitin 1953. Trupi i saj u modelua sipas prototipit Porsche 356/1 të vitit 1948 të projektuar nga Ferry Porsche, por ishte shpejtësia dhe shkathtësia e automjetit që e bëri atë legjendën e automojeteve. Makina e garës konkurroi në gara të shumta evropiane, duke përfshirë ngjarjet e mbajtura në Nurburgring dhe Hockenheim të famshëm të Gjermanisë.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se një makinë Ferrari është përzgjedhur si supermakina më e bukur e vitit 2022. Një juri ekspertësh në Paris i ka dorëzuar markës italiane çmimin “Grand Prize of Design”, për modelin Daytona SP3. Ferrari Daytona SP3 u prezantua në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Nga kjo supermakinë do të prodhohen vetëm 599 njësi, që do të kushtojnë rreth 2 milionë euro secili.

Me Daytona SP3, Ferrari ka dashur të risjellë në jetë makinën ikonë të viteve 1960, me të cilën dominonte garën e qëndrueshmërisë, kundër Ford GT40, në pistën e Daytona. Makina ka një motor 6,5 litra me 12 pistona, motori më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga Ferrari, i cili e bën makinën të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 339 km/h.