Celebrities Gossip Showbiz

Nënshkruhet peticioni nga mijëra vetë, a do të heqë dorë Princ Harry nga titujt mbretërorë?!

Së fundmi, ekspertja mbretërore, Lady Colin Campbell ka nisur një peticion ku kërkohet që Princ Harry të heqë dorë nga të gjithë titujt mbretërorë për të qenë në gjendje të kënaqë besimet e tij personale, pa pasoja ndaj monarkisë britanike. Këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 25 mijë vetë.

Qëllimi i gjithë kësaj është që Harry t’i kërkojë vetë Mbretëreshës të lërë pezull titujt e tij mbretërorë dhe gradat. Ndër të tjera në peticion shkruhet se:

Si një qytetar thjesht i zakonshëm, pa grada mbretërore, ose tituj ai (Harry) do të jetë në gjendje të kënaqë besimet e tij personale, siç është e drejta e të gjithë qytetarëve të thjeshtë, pa mundësinë pasuese të dëmtimit të institucionit të Monarkisë.

Campbell tha ndër të tjera për “The Daily Star” se:

Unë e nisa atë peticion sepse mendoj se është gjëja e duhur që duhet bërë. Kam folur dhe me shumë njerëz të tjerë që mendojnë se kjo është gjëja e duhur.

 

Ishte intervista e dyshes së njohur, Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore e cila tronditi gjithë botën. Harry ndërkohë e thellon skandalin duke bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij.

Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Së fundmi gjithashtu, Harry i ftuar në podcastin “Armchair Expert” ka folur edhe rreth marrëdhënies së tij me paparacët. Ai u shpreh se që pas largimit nga familja mbretërore cifti ka dashur të qëndrojë sa më larg syrit të mediave.