Celebrities Gossip Showbiz

Princ Harry ka dashur gjithmonë të largohej nga familja mbretërore, por cila ishte arsyeja?

Që prej largimit të tij bashkë me bashkëshorten Meghan Markle, ishte pikërisht ceremonia mortore e gjyshit të tij Princ Philip që e ktheu Princ Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar, ku takoi pas shumë kohësh dhe familjen mbretërore, por këtë herë i vetëm.

Por mesa duket ky takim nuk ka shkuar dhe aq mirë, sipas disa burimeve pranë Mbretërisë, pasi Harry ka anuluar një udhëtim për në Londër ku pritej të prezantonte statujën në homazh të nënës së tij.

Së fundmi Princ Harry ka zbuluar se nuk ka dashur të ishte pjesë e familjes mbretërore. Në podcastin “Armchair Expert”, Harry ka treguar se kishte frikë se mbase përvoja e mamasë së tij, Princeshë Diana do të përsëritej prandaj kishte menduar largimin që në të 20-at e tij.

Gjithashtu ai pranoi se ndihej i bllokuar dhe falë Meghan arriti të merrte atë vendim.

Në fillim të të 20-ave, thoja nuk e dua këtë punë. Nuk dua të jem këtu, nuk dua ta bëj këtë, shiko çfarë i bëri mamasë time.

Rikujtojmë, se çifti më i përfolur i momentit, princ Harry dhe Meghan vijojnë t’i suprizojnë të gjithë. Së fundmi, ata kanë zbuluar projektin e tyre më të ri në ‘Netflix’, ku ata patën nënshkruar një marrëveshje prodhimi që në shtator të vitit të kaluar. Kontrata përfshin seri të shkruara, dokumentarë dhe programe për fëmijë.

Dy vite më parë, jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë dhe u bë padyshim edhe më e bukur. Ardhja në jetë e djalit të tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor e ka bërë tepër emocional Harry-n i cili mendon se ka kaluar një përjetësi me të birin.