Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Showbiz

Pritjes i erdhi fundi, publikohet kënga më e re “Dale”!

Pak ditë më parë, treshja e njohur e artistëve Ledri Vula, Butrint Imeri dhe Kida, lajmëruan në llogaritë e tyre në “Instagram” një bashkëpunim që pritej të vinte shumë shpejt. Mesa duket pritjes së fansave i erdhi fundi pasi në orën 00:00 u publikua projekti i tyre më i ri i titulluar “Dale”.

Mesa duket kënga është pritur goxha mirë pasi vetë për pak orë nga publikimi i saj, ajo është bërë virale kudo nëpër rrjete sociale. Ka qenë Butrint Imeri i cili e ka ftuar dyshen tjetër të artistëve në këtë projekt, që pritet t’i shtohet listës së këngëve hit të sezonit veror.

“Dale” karakterizohet nga një ritëm që të bën të kërcesh, ngjyra dominuese të forta, dhe atmosferë verore. Teksti i këngës është shkruar nga Ledri, Butrinti dhe Bardhi, të cilët duhet thënë se kanë qëlluar në shenjë.

Videoklipi është xhiruar në Turqi dhe treshja shfaqen në një fushë golfi, duke kërcyer me njëri-tjetrin dhe në disa sekuenca të tjera kur janë pranë një pishine.

Duket se projektet muzikore të publikuara për këtë sezon veror kanë qenë të shumta dhe me shumë gjasa që do të vazhdojmë të dëgjojmë edhe shumë hite të tjera që presin të lançohen. Edhe një këngë e tillë nga tre prej artistëve më në zë të tregut shqiptar nuk kishte si t’i mungonte listës. Vlen për t’u përmendur se kjo këngë nuk ka zhgënjyer aspak pritshmëritë tona.

Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, mund t’a votoni atë për të qenë pjesë e “Top Awards” dhe “The Top List“.