Celebrities Gossip Showbiz

Qarkulluan lajme se u arrestua, Don Xhoni shfaqet në rrjete sociale!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Mbasditen e ditës së sotme reperi është arrestuar dhe shoqëruar në rajonin policor në Kosovë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje dhe fishekë. Policia e Kosovës ka dhënë edhe një version zyrtar lidhur me këtë çështje. Por duket se qëndrimi i Don Xhonit në komisariat ka qenë i shkurtër, pasi vetëm para pak minutash reperi ka postuar një video në ‘Instastory’, brenda një makine duke treguar kështu është i lirë.

E nga ditë në ditë, Xhonatani po na tregon se po i afrohemi publikimit të projektit të tij. Së fundmi, reperi postoi një video ku shfaqet duke improvizuar këngën ende të pa lansuar, krahas na ka zbuluar dhe pak nga teksti i ‘Katiles’ që duket se i dedikohet ‘zemrave të thyera’.

Të gjithë besojmë i mbajmë mend fillimet e reperit nga Drenica, i cili pati jehonën e madhe të tij, që padyshim mund ta quajmë dhe një pikë shumë kyçe të karrierës, me ‘freestyle-t’ e tij në emisionin e Meriton Mjekiqit. ‘Make e pose’ madje u bë fenomeni i TikTok-ut, ku shumë të famshëm madje dhe të huaj e realizuan si sfidë. E pas saj, Don Xhoni u bë një nga artistët më të suksesshëm të tregut muzikor duke realizuar kështu edhe shumë bashkëpunime me këngëtarë të konsoliduar të showbiz-it. Megjithatë, ashtu si asnjë reper tjetër, Xhonatani është i pari që është bërë i njohur nga ‘freestyle-t’. Këtë e ka treguar vetë artisti me anë të një Instastory.