Celebrities Film & Tv Showbiz

Rekord absolut! Videoja e Egla Cenos thyen çdo parashikim në rrjet!

Ditën e diel Egla Ceno është skualifikuar nga shtëpia e “BBV3”. Pas provokimeve që Meritoni dhe Ilnisai kanë bërë ndaj saj dhe reagimeve që Egla ka pasur ndaj Meritonit, Vëllai i Madh komunikoi këtë vendim për të. Nga ana tjetër bëhet me dije se televotimi i së martës është anuluar, ndërkohë që një tjetër vendim do të merret për Ilnisën dhe Meritonin.

Ama diçka e paparashikueshme për banorët dhe të gjithë ne do të ndodhë spektaklin e së martës. Egla Ceno mund të rikthehet në shtëpinë e “BBV3”. Momentalisht Egla qëndron e izoluar në një nga ambjente e shtëpisë pa dijeninë e askujt.

Kjo u bë e ditur nga një video e publikuar ditën e djeshme në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” në Instagram, duke përë konfuzë të gjithë publikun. Në videon në fjalë, e cila është pa audio, shfaqet Egla, e izoluar në një dhomë të bardhë, e veshur me të njëjtat rroba që u largua ditën e diel. Në një moment ajo shihet teksa me disa objekte, formon në tokë fjalinë: “Mami, jam ok”. Në dhomën e bardhë të zbrazur shihen vetëm disa dyshekë gjumi dhe një tualet. E vetmja gjë që është shkruar krahas videos është:

Big Brother Vip të martën ora 21:00, vetëm në Top Channel!

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh dhe gjithçka është e paqartë. E vetmja gjë që dimë tanimë është se të gjithë presim me padurim mbrëmjen e sotme për të zbuluar gjithçka.

Megjithatë, duket se këtu kemi të bëjmë me një rekord. Pikërisht kjo video është pak të thuhet se ka thyer rrjetin. Postimi në Instagramin zyrtar të “Big Brother VIP” ka marrë mbi 3 milon shikime, mbi 48 mijë pëlqime dhe gati 8 mijë komente, madje është shpërndarë mbi 51 mijë herë. Pra, më shumë se çdo video tjetër! Na mbetet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë sot në mbrëmje!