Celebrities Gossip Showbiz

U largua me zarf të zi/ Porosia që u la Egla banorëve para daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Egla Ceno është përjashtuar nga Big Brother VIP 3 këtë të diel, pas debatit të ashpër që pati pas prime-t me Meritonin dhe Ilnisën. Vëllai i Madh u detyrua të merrte një vendim, pasi Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit. Largimi i saj u prit me çudi nga banorët të cilët e përqafuan, ndërsa porosia e saj ishte që të mos bien pre e provokimeve.

Një deklaratë e Meriton Mjekiqit ka shkaktuar debat mes tij dhe Julian Dedës e Rike Roçit, teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”