Celebrities Gossip Showbiz

Reperi i njohur shprehet se Will Smith dhe Chris Rock i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre pas incidentit mbrëmjen e djeshme!

Will Smith dhe Chris Rock thuhet se kanë zgjidhur mosmarrëveshjet pas asaj shuplake tashmë famëkeqe në “Oscars 2022”. Reperi Sean “Diddy” Combs konfirmoi në festën e “Vanity Fair” të dielën mbrëma më 27 mars se dyshja lanë pas incidentin i cili erdhi si rezultat i Rock-it, i cili bëri një shaka për flokët e Jada Pinkett Smith gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Diddy pa dhënë detaje të mëtejshme se si Smith dhe Rock ishin pajtuar, u shpreh duke thënë vetëm:

Ky nuk është problem. Kjo ka mbaruar. Mund ta konfirmoj këtë. Gjithçka është në rregull, ata janë vëllezër!

Disa orë para kësaj, një burim tha për PageSix se dyshja kishin arritur të zgjidhnin problemet e tyre pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve – gjatë së cilës ylli i “King Richard” u kërkoi falje të gjithëve, përveç Rock- ut, ndërsa pranoi çmimin e tij për “Aktorin më të mirë”. Kur Smith pranoi çmimin u shpreh:

Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua të kërkoj falje për të gjithë kolegët e mi të nominuar. Ky është një moment i bukur dhe unë nuk po qaj që fitova një çmim. Nuk bëhet fjalë për të fituar një çmim për mua ka të bëjë me aftësinë për të ndriçuar të gjithë njerëzit.

Pas shfaqje, Smith mori pjesë në festën e “Vanity Fair” me familjen e tij duke u argëtuar gjatë gjithë natës, qartësisht i patrazuar nga drama që pasoi disa orë më parë. Pinkett Smith, 50 vjeç, ishte në krah të Smith bashkë me fëmijët e tyre, Jaden, 23 vjeç dhe Willow, 21 vjeç. Ndërkohë, shumë pjesëmarrës në ngjarjen live pas ngjarjes thanë se fillimisht kishin menduar se shuplaka ishte një inskenim – dhe e kuptuan se ishte e vërtetë vetëm kur Smith i bërtiti i acaruar komedianit: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Kujtojmë që Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një gjendje e karakterizuar nga rënia e shpejtë e flokëve dhe qimeve në të gjithë trupin.