Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora dhe Dafina Zeqiri festojnë së bashku festën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Ditën e sotme Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. E në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët festat dhe urimet janë të shumta. Shqiptarët anë e mbanë botës kanë uruar në këtë ditë të shënuar, përfshirë këtu edhe personazhet e njohur.

Mbrëmjen e djeshme në Prishtinë është organizuar një festë me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku shumë artistë dhe personazhe të njohur janë mbledhur  për të festuar së bashku. Mes tyre kanë qenë dhe këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, e cila ndodhet në Kosovë që prej 26 nëntorit së bashku me bashkëshortin e saj.  Ajo çfarë mori shumë vëmendjen së fundi në Instagram ishte fotoja e Ritës dhe këngëtares  Dafina Zeqiri, të cilat nga fotot duken si dy mikesha të ngushta.

Artistja me famë botërore Dua Lipa edhe pse jo në Shqipëri ka bërë disa postime në “Instastory” ku ka uruar festën e Pavarësisë në gjuhën shqipe  shoqëruar me flamurin dhe simbolin e shqiponjës. Përpos kësaj këngëtarja e famshme ka postuar edhe disa foto të saj nga vizita e një viti më parë në Shqipëri e mbuluar me flamurin kuq e zi.