Celebrities Showbiz

Romeo këndoi këngën e tij në BBV3, reagon Flori Mumajesi: “Nëse fiton…”

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Shumë pak ditë kanë kaluar nga startimi i “Big Brother VIP 3” por zhurma e tij ka pushtuar menjëherë median online. Një video e Romeo Veshaj, teksa imiton Flori Mumamjesin, teksa këndon këngën “Me sy mbyllur”, ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut por jo vetëm.

Dihet se Romeo është një aktor humori, i cili dallohet për batutat dhe imitimet ndaj personazheve të tjerë. Mbrëmjen e djeshme Romeo ka marrë vëmendjen nga një imitim i Flori Mumajesit prej tij, duke kënduar këngën “Me sy mbyllur” i cili mori shumë vëmendjne dhe video-ja ka qarkulluar kudo në rrjet.

Kantautori i famshëm ka reaguar gjithashtu në profilin e tij të Instagramit, duke postuar videon e Romeos duke kënduar. Madje përmes tij i premton se nëse fiton, ai do i përgatisë një “remix” me titull të ri, pra jo “Me sy mbyllur” por “Me sy hapur”. Flori ka shkruar bashkangjitur postimit të hedhur në Instastory:

Nëse e fiton e meriton një “remix” me titull të ri “Me sy hapur”.