Gossip Showbiz

Rrëmbehen qentë e Lady Gaga-s! Këngëtarja ofron në këmbim shumën marramendëse!

Këngëtarja e famshme Lady Gaga së fundmi është mësuar se është mjaft e shqetësuar. Pse do thoni ju? Sipas raportimit të gazetave amerikane, kujdestari i dy qenve të këngëtares, Ryan Fischer është qëlluar nga disa hajdutë dhe qentë e saj janë rrëmbyer. Një burim pranë këngëtares tha se:

Lady Gaga është shumë e shqetësuar. Ajo po shpreson dhe po lutet që qentë e saj Koji dhe Gustan të kthehen mirë dhe që kujdestari i tyre të shërohet sa më shpejt.

Top News - Grabiten 2 qentë e Lady Gagës/ Këngëtarja ofron në këmbim shumën marramendëse - YouTube

Gaga ka oftuar 500 mijë dollarë për këdo që ia kthen qentë. Kujdestari i qenve të këngëtares kishte dalë shëtitje me qentë në Los Angeles, kur u qëllua në kraharor nga dy burra të armatosur. Mësohet se shoqëruesi është në spital jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht Lady Gaga ndodhet në Romë duke punuar për filmin e saj më të ri.