Celebrities Gossip Music Showbiz

Samanta dhe Ardit Çuni bashkojnë forcat, çfarë duhet të presim nga dyshja?

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë të jetë po kaq aktive, pasi para disa ditësh ka publikuar këngën e saj më të re, e cila titullohet ‘Margarita’. Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se kënga do të jetë pjesë e albumit të saj që do të publikohet së shpejti dhe se do të titullohet “Mama”.

Duket se menjëherë pas publikimit të këngës së fundit Samanta  shumë shpejt do të vijë me një tjetër projekt muzikor, por kësaj rradhe me një bashkëpunim. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka treguar një pjesë nga xhirimet e videoklipit nën shoqërinë e këngëtarit Ardit Çuni, duke treguar kështu se do të bashkëpunojnë në këngën e re. Gjithashtu kanë treguar se klipi do të xhirohet në Miami, Florida dhe në video Samanta shkruan:

                           Çfarë po flisnim kaq seriozisht? 

E ftuar para disa muajsh në  “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.

Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve të shumta, që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.