Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha padyshim ‘mban fronin’ e urimit më të bukur për ditëlindjen e Ledrit!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Pak më parë, artisti ishte i ftuar në ‘Më lër të flas’ dhe tregoi për ne shumëçka padyshim me plot humor ashtu si e do dhe emisioni.

Ditën e sotme reperi feston ditëlindjen dhe urimet për të në rrjete sociale kanë qenë të shumta, por më i veçanti dihej se do të ishte ai i partneres së tij të zemrës, Sara Hoxhës. Bukuroshja ka vendosur ta urojë dashurinë e saj duke postuar në Instagram një kolazh me foto që prej fillimit të lidhjes së tyre deri më tani dhe shkruan:

Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë!

Para disa ditësh, Sara festoi 30-vjetorin e saj në një festë private me miq ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP, të cilët kanë ndarë me ne pamje nga atmosfera ‘e çmendur’ dhe shumë festive e ditëlindjes së saj. Disa nga të ftuarit që kanë ndarë me ne momente nga festa janë Yll Limani, Dhurata Dora, Ardian Bujupi, Lumi B, e të tjerë.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.