Celebrities Gossip Showbiz

Semi publikon këngën e saj më të re, a është ajo një dedikim?!

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Lidhur me këtë, padyshim që që prej fillimit, Semi ish-banorja e shtëpisë ka mbajtur një qëndrim që duke njohur miqësinë e saj shumë- vjeçare me Borën dihet se nuk është dakord me këtë afrimitet. Menjëherë pas daljes së saj, Donaldi nisi lidhjen e tij me Trixa-n e kjo gjë nuk u prit fare mirë nga këngëtarja, e cila edhe pse kishte një marrëdhënie shumë të mirë me aktorin, u shpreh se ndihej shumë e zhgënjyer prej tij dhe nuk besoi në vërtetësinë e ndjenjave të tij.

Ditën e djeshme, Semi ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor. Kënga e saj e re është një baladë që mban titullin “Mos u kthe”. Teksti i këngës është i thellë dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe një tradhtie.

Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Vetë Semi nuk ka reaguar dhe ka refuzuar të prononcohet për këngën, koshiente se teksti i saj mund të interpretohet.

Nga ana tjetër, kënga është vendosur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ku Donaldi e ka dëgjuar. Në një diskutim me Ilirin ai u shpreh se kënga ishte shumë e bukur, por pak e trishtë.