Celebrities Gossip Music Showbiz

Shakira i dedikon këngë dashurisë së re?!

Këngëtarja kolumbiane Shakira duket se ka gjetur sërish dashurinë ose të paktën kështu spekulojnë disa nga fansat e saj pasi kanë dëgjuar një fragment të këngës së saj të re “Nassau”, e cila është pjesë e albumit “Las mujeres ya no lloran”, (Femrat nuk qajnë më’). Teksti i publikuar në rrjetet e saj sociale flet për një lidhje të re të mundshme për Shakirën:

“Kisha premtuar se nuk do të dashuroja më, u shfaqe për të shëruar plagët e lëna nga ajo. E kisha të mbyllur me çelësa dhe me dry, por po më pëlqeni shumë”. Do duhet të presim deri më 22 mars për më shumë detaje, pasi albumi i ri i yllit tw muzikws pop do të publikohet në atë datë. Deri më tani, as këngëtarja dhe as ekipi i saj nuk ka sqaruar nëse ky mesazh ka të bëjë vërtetë më Shakirën apo është thjesht një tjetër krijim artistik pa u bazuar në histori të vërtetë.

Gjatë muajve të fundit, duket se tensioni mes Shakira-s dhe Pique është reduktuar, pas disa javësh intensive ku Shakira i dedikoi edhe disa këngë ndarjes së tyre. Ndërkaq, sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, ylli kolumbian Shakira ka një IQ prej 140. Disa muaj më parë, organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. Lista përmban të famshëm si Madonna, gjithashtu me një IQ 140, Quentin Tarantino me 160, James Woods me 180. Raporti përshkruan ata me një IQ më të madhe se 139 si “pothuajse gjeni”.

Mensa është një organizatë globale, jofitimprurëse e fokusuar në njohjen, zhvillimin dhe mbështetjen e inteligjencës njerëzore. Në krye të yjeve inteligjentë janë edhe Rowan Atkinson me 178, Lady Gaga me 166, Ashton Kutcher dhe Matt Damon gjithashtu me 160, Lisa Kudrow dhe Cindy Crawford me 154, Ben Affleck dhe Steve Martin me 142 dhe Sharon Stone me një IQ 154.