Horoskopi Lifestyle

Shenjat e zodiakut që mbajnë “fronin” e dështakëve në çështjet e dashurisë!

Janë disa shenja të horoskopit që nuk kanë edhe aq shumë fat në dashuri dhe gjatë gjithë kohës përballen në vështirësi me njohjet dhe marrëdhëniet e tyre. Hidhini një sy këtyre shenjave:

1.Gaforrja

Jeni një person që kur futeni në një lidhje jepni gjithçka. Ju i doni të gjitha ose asgjë. Ndani dashuri të pafund dhe ndiheni perfekt kur gjithçka shkon mirë. Por të rrezikosh gjithçka, pa bërë të njëjtën gjë pala tjetër, mund t’ju sjellë rezultate të këqija dhe më pas do t’ju duhet shumë kohë për t’u rikuperuar.

2.Virgjëresha

Jeni person i vështirë, mund të flirtoni apo luani me njerëz të ndryshëm, por të gjesh një person që është pikërisht ashtu siç dëshironi, është më e vështira. Nëse ndodh që të bini në dashuri dhe lidhja juaj nuk përfundon mirë, atëherë do ta keni edhe më të vështirë t’i hapni zemrën personit tjetër që do të bëhet pjesë e jetës suaj. Për shkak se jeni mërzitur duke u shoqëruar me njerëz që ju lodhin, nuk do të përpiqeni as të shkoni tek dashuria e radhës.

3.Bricjapi

Ju jeni një person shumë serioz dhe nuk ja lejoni vetes të bini në dashuri nëse ndjenjat tuaja nuk janë të vërteta. Por koha nuk është pika juaj e fortë. Sidomos nëse jeni në një fazë ku jeni të përkushtuar ndaj punës tuaj, do ta keni të vështirë të përballeni me dashurinë. Përveç kësaj, nëse personi tjetër nuk i plotëson dëshirat tuaja, as nuk do të merreni fare me të.

4.Peshqit

Peshqit nuk duan të shohin anën e keqe të njerëzve. Pra, ata i trajtojnë të gjithë me dashamirësi dhe veçanërisht personin që kanë rënë në dashuri. Por kur të kuptojë se lidhja e tij ka marrë fund, do të jetë më i qetë se Gaforrja dhe Virgjëresha.

Ndërkaq, Afërdita dhe Hëna do të sjellin ndryshime në jetën e dashurisë së shenjave të zodiakut. Të fejuarit dhe beqarët do të përjetojnë momente unike dashurie me partnerin apo me personin që duan të afrohen më shumë. Sigurisht, jo të gjithë do të përfitojnë njësoj. Tre shenja të horoskopit do të kenë më shumë fat se të tjerët në këtë fushë dhe thjesht do të kalojnë një kohë të mirë. Le të shohim se cilat shenja të zodiakut favorizohen nga kjo lëvizje planetare.