Art & Kulturë Design

Shitet piktura më e madhe në botë, por për kë do të shkojnë paratë?

Piktura më e madhe e botë, e ndarë në 70 seksione, sa 6 fusha tenisi është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai dhe paratë kanë shkuar për bamirësi. “Udhëtimi i Njerëzimit” nga artisti britanik Sacha Jafri është një pikturë abstrakte dhe shumëngjyrëshe. Blerësi i pikturës është Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Artisti ndërkaq u shpreh se:

Piktura është shumë e fuqishme për mua dhe do të ishte një gabim ta ndaja në copa. Piktura u shit për dyfishin e shumës së synuar dhe se ato para do të shkojnë për fëmijët në nevojë. Ne duhet të reagojmë dhe nëse unë mund të jap një copëz të vogël ndihme, jam i lumtur ta bëjë.

Krijuesi bashkëkohor i pikturës shpreson se përmes artit të tij të nxisë një lëvizje humanitare.

Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me shumë dashuri.