Design

Si të krijojmë lule letre për sezonin e pranverës? Ja çfarë duhet të beni…

Egziston një udhëzues hap pas hapi për të krijuar lule letre për sezonin e pranverës dhe ja hapat që duhet të ndiqni si dhe çfarë ju duhen për ta realizuar atë:

1.Gazetë.

2.Bojë akrilike dhe penel.

3.Laps.

4.Gërshërë.

5. Ngjitës i bardhë.

6. Tas i vogël dhe një penel.

7. Ngjitëse.

8. Vazo me lule, shishe ose kavanoza të ricikluar.

9. Zhavorr i imët ose rërë.

10. Shkop druri për lulet.

Hapi i parë:

Nëse dëshironi, lyeni disa faqe gazetash me bojë.

Hapi i dytë:

Prisni dy copa letre në lartësinë dhe gjerësinë e lules.

Hapi i tretë:

Lyejeni letrën me ngjitës, vendosi në mes shkopin e hollë dhe pastaj aplikoni sërish ngjitës kur ta mbështillni të gjithën me letrën.

Hapi i katërt:

Me laps vizatoni një formë që ju dëshironi dhe më pas priteni me gërshërë.

Hapi i pestë:

Vendosini lulet e krijuara në vazo apo kavanoza. Hidhni pak rërë dhe në enë në mënyrë që të qëndrojnë pa lëvizur.