Celebrities Love & Sex Showbiz

Simon Cowell së shpejti drejt altarit me gjysmën e tij më të mirë!

Ylli i “Britain’s Got Talent”, Simon Cowell, duket se do të martohet shumë shpejt me partneren e tij Lauren muajin e ardhshëm në Londër. Ai i propozoi të dashurës së tij 44-vjeçare, në prag të Krishtlindjeve në Barbados. Sipas ‘The Sun’, 62-vjeçari ka caktuar muajin qershor dhe djali i tyre Eric, 8-vjeç, do të jetë me ta. Një burim afër dyshes tha se Simoni mezi pret që Lauren të jetë gruaja e tij.

Ai ka marrë përsipër planifikimin e dasmës dhe data është caktuar në qershor.

Pavarësisht premtimeve të tij të mëparshme të vendosura për të mos ecur kurrë drejt altarit, dy vitet e fundit, kanë bërë që Simon të ndryshojë qëndrimin e tij. Ata argëtohen së bashku dhe kanë një marrëdhënie të fortë me njëri-tjetrin. Mes tyre ka shumë pasion, vërtet nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri. Si familje, të gjithë kanë një lidhje kaq të fortë. Shumë gjëra kanë ndodhur në vitet e fundit dhe të gjitha këto kanë qenë një kujtesë për atë që është ç’ka është e çmuar për ta.

Rikujtojmë, se Simon më parë pranoi se nuk mund ta shihte veten më në një lidhje, por ky mendim ndryshoi pasi ai ra në dashuri me Lauren. Cowell së fundmi ka shprehur se ka hequr dorë nga ndërhyrjet në fytyrë pasi ndihej sikur dukej “si diçka nga një film horror”. Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, Cowell pranoi se kishte shkuar shumë larg me fillers-at sa nuk e njihte më veten.

“Ishte një fazë ku kisha shkuar pak larg. Pashë një foto timen të një ditë më parë dhe nuk e njoha më veten”,-tha ai duke pranuar se edhe djali i tij tetëvjeçar Eric, të cilin ai ndan me të fejuarën Lauren Silverman, kishte vënë re fytyrën e tij të mbushur, duke e bërë atë të heqë dorë nga trajtimet.