Showbiz

Sofia Vergara shpallet aktorja më e paguar e serialeve

Për të 7-in vit radhazi Sofia Vergara shpallet aktorja më e paguar në televizion falë pjesëmarrjes në disa seriale të ndryshme ku përfshihet edhe ajo e komedisë “The Modern Family”.

46-vjeçarja vetëm këtë vit ka siguruar 42.5 milionë dollarë në llogarinë e saj duke e renditur edhe një herë tjetër në krye të listës së aktorëve të tjerë.

Mbrëmjen e kaluar Sofia Vergara u fotografua duke darkuar me miqtë në New York për të festuar një tjetër vit të suksesshëm në karrierën e saj.