Health & Beauty Lifestyle

Studim, profesionet që rrezikojnë mirëqenien e zemrës!

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët të “American Heart Association” thuhet se disa profesione rrezikojnë mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit. Në studim u ekzaminuan 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus. “Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”, shprehet për CNN Leslie McDonald, bashkëautore e studimit.

Disa punë shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres, madje mund të çojnë në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me disa ndryshime të vogla, si për shembull, të gatuani drekën që në darkë, në vend të që të ndaleni në ndonjë fast food. Të përdorësh pushimin për një shëtitje. Shoferët e kamionëve që janë të angazhuar në transportin e materialeve pinë duhan më shumë se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkërive. Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, ‘luftojnë’ përditë me ushqimin.

Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të hanë ushqim jo të shëndetshëm. Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë. Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë. Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohen aktivitetit fizik.

Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund t’u ndihmojë me qarkullimin e gjakut. Profesionet që lidhen me sektorin financiar janë ato që tradicionalisht ofrojnë pagat më të larta. Sipas një studimi të ri, megjithatë, shumë prej tyre karakterizohen si më të mërzitshmit. Në veçanti, studiuesit nga Universiteti i Essex kryen pesë eksperimente të ndryshme që përfshinin më shumë se 500 njerëz. Si përfundim u zbulua se financa konsiderohet industria më e mërzitshme në botë.