Bota

Sulmi në një klub gay në Kolorado, presidenti Biden: Nuk tolerohet më urrejtja ndaj LGBTQ+!

“Urrejtja nuk mund të tolerohet më”. Kështu deklaroi presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden pasi pesë persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një klub homoseksualësh në Kolorado Springs.

Vendet që supozohet të jenë hapësira të sigurta pranimi dhe festimi nuk duhet të kthehen kurrë në vende terrori e dhune! Megjithatë, kjo po ndodh shumë shpesh. Ne nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë më urrejtjen!

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa armë zjarri. Forcat e rendit ende po punojnë për të identifikuar se kujt i përkisnin armët e zjarrit. Ndërkohë, i dyshuari gjatë të shtënave përdori një pushkë të gjatë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi:

Ndërsa motivi i sulmit ende nuk është i qartë, ne e dimë se komuniteti LGBTQ+ i është nënshtruar dhunës së tmerrshme të urrejtjes në vitet e fundit. Dhuna me armë vazhdon të ketë ndikim shkatërrues e të veçantë në komunitetin LGBTQ+ në të gjithë vendin tonë dhe kërcënimet e dhunës po rriten.

Një ditë më parë, policia amerikane njoftoi se pesë persona u vranë mbrëmjen e së shtunës në një klub nate homoseksualësh në Kolorado Springs të Kolorados. 25 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në Club Q. Agjentët morën telefonata “të shumta” në numrin 911 e një togere deklaroi se i plagosur mbeti edhe agresori i dyshuar. Pas trajtimit mjekësor, autori i ngjarjes tragjike u dërgua në paraburgim.

11 autoambulanca u përgjigjën në vendngjarje pasi u morën thirrje të shumta telefonike në numrin 911. Në një deklaratë në rrjetet sociale, drejtuesit e Club Q u shprehën “të shkatërruar” nga ai që e cilësuan “sulm i pakuptimtë ndaj komunitetit” të tyre. Po ashtu, shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.

Falënderojmë reagimet e shpejta të klientëve heronj që neutralizuan personin e armatosur dhe i dhanë fund këtij sulmi urrejtjeje!