Bota Botë e Çuditshme Health & Beauty

Të gjithë së bashku për një kauzë të veçantë, qindra njerëz pozojnë nudo pranë Detit të Vdekur…

Rreth 200 njerëz të lyer vetëm me bojë të bardhë, kanë ecur nudo nëpër shkretëtirë pranë Detit të Vdekur, pjesë e projektit më të fundit të fotografisë të artistit amerikan Spencer Tunick. Fotografi 54-vjeçar vizitoi vendin në Izraelin jugor, si mysafir i ministrisë së turizmit, për të portretizuar për herë të tretë tkurrjen e Detit të Vdekur përmes subjekteve nudo.

Ndërkaq, ai u shpreh se:

Për mua trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë.

Studentja e doktoratës Anna Kleiman, 26-vjeçe, tha se ajo iu bashkua xhirimeve për të sjellë ndërgjegjësimin ndaj krizës mjedisore.

Ndihet vërtet e natyrshme, sapo të hiqni rrobat. Ju nuk doni t’i vishni përsëri…

Ju rikujtojmë, se aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio vazhdon të konfirmojë vëmendjen ndaj mjedisit dhe ka vendosur të investojë në sektorin e kultivimit të mishit, në veçanti të viçit, në përputhje me normat e respektimit të ambientit.

Liderë në këtë fushë, Aleph Farms e Mosa Meat, njoftuan përfshirjen e aktorit të njohur në kompanitë e tyre. Fituesi i çmimit Oscar është i mendimit se një prej mënyrave më efikase për të luftuar krizën e klimës është transformimi i sistemit tonë ushqimor.

Ju sjellim në vëmendje rastin e Nina Gomes e cila mund të jetë ambientalistja më e vogël në botë, por që jep kontributin e saj për mjedisin. Me syze rozë dhe vetëm 4-vjeçe, ajo mbledh mbeturina me babanë e saj përgjatë plazheve të Rio de Janeiro-s. Gomes lëviz drejt plazheve të ndotura të Gjirit Guanabara të Rios, ku ajo mbledh shishet plastike dhe dhe i vendos në një rrjetë.