Celebrities Music Showbiz

Të hedhësh objekte drejt këngëtarëve, Taylor Swift e radhës që përballet me ‘trendin’ e ri!

Një trend i çuditshëm është shfaqur kohët e fundit kur muzikantët duhet të durojnë që t’u hidhen sende gjatë performancës live, me Harry Styles së fundmi që u godit në fytyrë ndërsa ishte në skenë. Bebe Rexha pësoi një dëmtim të madh në sy, teksa shfaqi mavijosjen në fytyrë pas një incidenti, ndërkohë që artistja shqiptare Ava Max u godit me shuplakë nga një individ gjatë një shfaqjeje.

Adele madje dha një paralajmërim gjatë një prej performancave të saj në Las Vegas, duke u thënë të pranishmëve në publik që as mos të tentojnë të gjuajnë. E tani duket se artistja e radhës që i bashkohet këtij ‘trendi’ është Taylor Swift.

Në një video të re që u postua në TikTok, Taylor ishte duke ecur, e rrethuar nga pjestarët e stafit të sigurisë, ndërsa fansat i bërtisnin asaj nga lart. Disa u shfaqën më pas në klip duke i hedhur diçka, për të cilën pretendohej se ishin byzylykë, teksa 33-vjeçarja në ato momente mbeti e shokuar.

@natashalitle11

@Taylor Swift @Taylor Nation I was enchanted to (kind of) meet you🫶🫶🫶#kctstheerastour #taylorswift #swifttok #KCN2

♬ original sound – Natasha Litle

Rojet e sigurisë shiheshin duke u përpjekur të kapnin ose të largonin objektet, ndërsa fansat lart bërtisnin të emocionuar kur panë këngëtaren. Videoja që atëherë është rishpërndarë në Twitter, ku shumë nga fansat reaguan të zemëruar nga trajtimi që po i bëhet këngëtareve në vazhdimin e këtij trendi. Një person vuri në dukje se artistët mund të përfundojnë duke u penguar të shkojnë në turne nëse vazhdojnë të përballen me të tilla gjëra.